Love ends where Violence begins

Qendra STEPS në kuadër të projektit “Love ends where Violence begins/ Dashuria përfundon aty ku dhuna fillon” mbështetur nga Fondacioni Rinor Evropian i Këshillit të Evropës, hap thirrjen për 20 të rinj në trajnimin 5-ditor ku pjesëmarrësit do të rrisin njohuritë e tyre mbi të drejtat e njeriut, dhunën me bazë gjinore në marrëdheniet ndërpersonale, dhe veçanërisht në ato romantike, ndikimi që ka dhuna me bazë gjinore në shëndetin mendor dhe sesi të luajnë një rol aktiv në komunitet si promotor të barazisë gjinore.

Projekti “Love ends where Violence begins” ka për qëllim të rrisë kapacitetet e të rinjve mbi parandalimin/reduktimin e dhunës me bazë gjinore në marrëdhëniet romantike te të rinjtë dhe ndikimi që ka në shëndetin mendor përmes një trajnimi 5-ditor. Gjithashtu ky projekt synon angazhimin e të rinjve si aktor kyç në ndërgjegjësimin e komunitetit duke promovuar marrëdhënie ndërpersonale të sigurta, të shëndetshme dhe paqësore përmes zhvillimit të workshopeve me bashkëmoshataret dhe një fushate ndërgjegjësuese.

Profili i pjesmarrësve:
-Ky trajnim është një mundësi e hapur për të gjithë ata të rinj aktivist, vullnetar, punonjës rinor të motivuar të mësojnë dhe të angazhohen në çështjet e barazisë gjinore, dhunës me bazë gjinore në marrëdhëniet romatike dhe ndikimi që ka në shëndetin mendor.
-Të jetojnë në Tiranë ose në zonat periferike/rurale të Tiranës.
– Mosha 18-30 vjeç. (Do të jetë një numër i vogël pjesëmarrësish 30+, ndaj mos hezitoni të aplikoni)
– Të gatshëm të jenë pjesë e trajnimit përgjatë 5 ditëve (ditët e plota)
– Të organizojnë aktivitete follow-up pas përfundimit të trajnimit si sesione informuese, fushata ndërgjegjësuese në shkolla, komunitet.

Trajnimi do të organizohet në Tiranë dhe shpenzimet si akomodim në hotel-ushqim, për pjesëmarrësit janë të mbuluara.

Linku i aplikimit: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdfdXtvMHplevU0Gaev1azJZnYZzPjbLAmU_k8WKCfRoreAYQ/viewform

Datat e trajnimit: 11-15 Maj, 2022.
Vendi: Tiranë, Shqipëri.
Afati i fundit për të aplikuar: 27 Prill, 2022.

Për çdo pyetje dhe paqartësi na shkruani në info@qendrasteps.al ose musta.lorela@gmail.com

Event Info

  • Location: Tiranë, Shqipëri
  • Date: 11-15 Maj, 2022
  • Time:
  • Phone: