01. Çfarë do të gjej këtu?

Në platformën ‘Student Life’ do të gjeni disa nga shërbimet kryesore që ju duhen për të zhvilluar një jetë më të mirë studentore si: gjetja e një mundësie për punë ose praktikë, akomodim, vende më të mira dhe të lira për të bërë blerje, informacioni rreth transportit publik, trajnime e kurse sipas degës tuaj të studimit.

02. A duhet të paguaj unë si Student për këto shërbime që marr ?

Jo, ju si Student nuk paguani asnjë tarifë për shërbimet që ne ofrojmë për ju, mbetet vetëm të përfitoni sa më shumë prej tyre dhe të sugjeroni shërbime të tjera që do ju nevojiten 🙂

03. A mund të përfitojnë nga këto shërbime edhe studentët që i kanë mbaruar studimet, por akoma nuk kanë hyrë në tregun e punës? ?

Po, këto shërbime ofrohen edhe për ata të rinj të cilët akoma vazhdojnë të bëjnë një jetë studentore duke kryer studime të tjera, ose ata t cilët akoma nuk kanë gjetur një punë të rregullt.

04. A ofroni bashkëpunime me biznese në Shqipëri për të kryer praktika Studentore ?

Po, ofrimi i praktikave studentore është një nga shërbimet kryesore që ne ofrojmë për të gjithë studentët të cilët janë në prag të përfundimit të studimeve të tyre, por edhe për studentët e tjerë të cilët janë të interesuar t’i kryejnë këto praktika përgjatë viteve të tjera të studimeve të tyre.

05. A ofroni një trajnim përgatitës për intervistën e parë të punës ?

Po, kjo platformë synon gjithashtu të parapërgatisë studentët për të kryer një intervistë pune duke i ofruar atyre këshilla që duhet të ndjekin dhe duke i trajnuar për disa nga soft-skills që duhet të zhvillojnë dhe etikën e punës që duhet të kenë.

06. A ofroni këshillim karriere për studentë që duan të orientohen më mirë në tregun e punës? ?

Po, këshillimi i karrierës vjen tek ju si shërbim parësor për një rritje të mëtejshme profesionale dhe ne e realizojmë këtë në bashkëpunim me bizneset, të cilat operojnë në fushat që ju keni interes të vazhdoni karrierën tuaj.

07. A ofroni trajnime për zhvillimin personal të studentëve ?

Po, zhvillimi personal i studentëve është shumë i rëndësishëm për të qenë së pari të lumtur me arritjet tuaja e më pas të suksesshëm në universitet dhe më vonë në tregun e punës. Këto trajnime vijnë tek ju nga trajnerët më të mirë të kësaj fushe duke ju ndihmuar të zhvilloni gjithë potencialin tuaj.

08. A mundem unë si Student të promovoj këtu biznesin që sapo kam nisur ?

Po, kjo platformë synon gjithashtu të mbështes studentë të cilët janë në fillimet e tyre të nisjes së një biznesi duke u bërë kështu shembull për studentë të tjerë dhe duke mbështetur njëri-tjetrin.