

Pse Student Life ?
Platforma më e re në Shqipëri kushtuar Studentëve, e cila digjitalizon disa nga shërbimet kryesore për të zhvilluar një jetë më të mirë studentore.
Këtu do të gjeni shërbimet kryesore si akomodim, vende për tu ushqyer dhe për të blerë lirë, aktivitete, mundësi punësimi dhe praktikash mësimore, një komunitet tuajin për të bërë bashkë gjithë interesat që ju lidhin me njëri-tjetrin.
Gjithashtu kjo platformë do t'ju ndihmojë të jeni studentë dhe qytetar aktivë të qytetit, të njihni njerëz të rinj e të zhvilloni veten tuaj personalisht e profesionalisht.
Misioni
Gjenerimi i rritjes dhe zhvillimit të aftësive personale dhe profesionale të studentëve përmes ofrimit të shërbimeve kryesore të trajnimit, akomodimit, dhe gjetjes së mundësive të para për tu bërë pjesë e tregut të punës.

Vizioni
Digjitalizimi i shërbimeve për një jetë më të mirë studentore dhe zhvillimi i studentëve si profesionistë të ardhshëm në tregun e punës.
